
Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj ka zhvilluar një takim me nënkryetarin e parlamentit të Malit të Zi, shqiptarin Nikolla Camaj.
Begaj shprehet se me Camajn bisedoi një sërë çështjesh. Ai tha se të dy ranë dakord për të forcuar raportet mes shqiptarëve që jetojnë në Shqipëri dhe shqiptarëve etnikë në Malin e Zi.
“Kënaqësi të takoja Nënkryetarin e Parlamentit të Malit të Zi, politikanin shqiptar me një eksperiencë të vyer, Nikolla Camaj.
Ndamë bashkë mendimet mbi forcimin politik dhe ekonomik të shqiptarëve etnikë që jetojnë këtu, urë solide lidhëse mes dy popujve”, shkruan Begaj.
Kënaqësi të takoja Nënkryetarin e Parlamentit të Malit të Zi, politikanin shqiptar me një eksperiencë të vyer, @nikollacamaj.
— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) February 11, 2025
Ndamë bashkë mendimet mbi forcimin politik dhe ekonomik të shqiptarëve etnikë që jetojnë këtu, urë solide lidhëse mes dy popujve. pic.twitter.com/Lgnh1RmwL6
Lini një Përgjigje