
Ish-kryeministri Berisha ka folur lidhur me ardhjen e konsulentit amerikan Chris LaCivita në Shqipëri, për të drejtuar fushatën e Partisë Demokratike më 11 maj.
Berisha tha se LaCivita nuk është punëtor siç e quajti, Rama, por është kryetar i komitetit kombëtar të Partisë Republikane të Donald Trump. Berisha shprehet se kryeministri është kukull e Geroge Soros, ndërsa shton se Chris LaCivita erdhi këtu për të vazhduar betejën që fitoi në SHBA kundër Soros dhe ekstremit të majtë të tij.
“Dje siç theksova ishte një ditë ndër më të veçantat në 34 vite. Ishte ditë unike. Në Tiranë zbarkoi bashkëkryetari i menaxhimit të fushatës më të rëndësishme elektorale pas luftës së dytë botërore të SHBA dhe planetit, ishte bashkë arkitekti i asaj fushate që përballoi makineritë më gjigande të miliarda dollarëve të mediave të SHBA dhe botës, të sondazheve të manipuluara dhe siguroi rikthimin më të fuqishëm me votën e lire, ishte zoti Chris LaCivita.
LaCivita fisnikërisht zgjodhi PDSH, jo rastësisht. Personi të cilin Rama e quajti punëtor i Donald Trump sikur të ishte kopshtar, është njëkohësisht kryetari i komitetit kombëtar të Partisë Republikane.
Edi Rama është një kukull e Geroge Soros. Ai erdhi këtu për të vazhduar betejën që fitoi në SHBA kundër Soros dhe ekstremit të majtë të tij.
Ishte një akt kryekëput politik, pasi i prenë kokën gjarprit në Uashington duan t’ia presin tentakulat kudo dhe në Shqipëri ato janë më të zhvilluar se në asnjë vend tjetër”, tha Berisha.
Lini një Përgjigje