TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Shkurt 2025, 11:45

U arrestua me urdhër të SPAK, Veliaj pritet t’i delegojë firmën njërit prej nënkryetarëve brenda tre ditëve

Shkruar nga Pamfleti
U arrestua me urdhër të SPAK, Veliaj pritet t’i delegojë
Erion Veliaj

Pas arrestimit me urdhër të GJKKO, mësohet se se brenda tre ditëve, Erion Veliaj pritet t’i delegojë firmën njërit prej nënkryetarëve të bashkisë.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u arrestua dje me urdhër të SPAK, pasi  po hetohet për korrupsion si dhe për pastrim parash.

Prokuroria pretendon se, në cilësinë e kryebashkiakut, ai ka firmosur tendera dhe leje ndërtimi, ndërsa në këmbim ka përfituar ryshfet përmes kompanive apo organizatave të drejtuara nga bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa.

Xoxa dyshohet për korrupsion, fshehje të pasurisë dhe pastrim parash. Për shkak se është nënë e një fëmije të mitur, ajo është vendosur në masë sigurie “arrest shtëpie”.

Ishin tre skenarë për Bashkinë Tiranë, pas arrestimit të Veliajt.

Skenari i parë është që Erion Veliaj ia delegon kompetencat e drejtimit njërit prej nënkryetarëve Bashkia e Tiranës ka 3 nënkryetarë, të cilët janë Anuela Ristani, Andi Seferi dhe Keti Luarasi, siç pritet të ndodhë.

Skenari i dytë është që Këshilli Bashkiak mblidhet dhe ia delegon drejtimin njërit prej dy nënkryetarëve. Megjithatë situata e drejtimit me një nënkryetar nuk vijon pafundësisht.
Neni 62 i Ligjit për Pushtetin Lokal parashikon se “kur një kryetar bashkie nuk paraqitet në detyrë për tre muaj”, atëherë Këshilli Bashkiak i propozon shkarkimin Këshillit të Ministrave.

Skenari i tretë është që Këshilli i Ministrave merr vendim për ta shkarkuar kryebashkiakun. Nëse ai nuk e ankimon në Gjykatën Kushtetuese, bashkia shkon në zgjedhje brenda 45 ditëve. 

erion veliaj pritet t’i delegojë firmën njërit prej nënkryetarëve

Lini një Përgjigje