TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Shkurt 2025, 18:01

Rama tjetër vizitë në Bashkinë e Tiranës, në krye të institucionit komandohet Anuela Ristani

Shkruar nga Pamfleti
Rama tjetër vizitë në Bashkinë e Tiranës, në krye
Rama duke shkuar në bashki dhe Anuela Ristani

Sipas ligjit, drejtimin e Bashkisë duhet ta marrë njëri prej nënkryetarëve dhe mesa duket ka hyrë në mes Rama.

Kryeministri Edi Rama ka shkuar sërish mbrëmjen e sotme në Bashkinë e Tiranës. Pas arrestimit të kryebashkiakut Veliaj, kryeministri u pa sot në mesditë në ambientet e Bashkisë, ku ka pasur një takim me 5 nënkryetarët.

Mirëpo pak çaste më parë, ai ka shkuar sërish aty. Mësohet se Rama, është takuar sërish me nënkryetarët ku u vendos që Anuela Ristani të drejtojë bashkinë nga tani e në vijim. Anuela Ristani është nënkryetare e bashkisë dhe tani duket se është komanduar të ushtrojë detyrën e kryetarit. 

Anuela Ristani është Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës për Marrëdheniet me Jashtë. Lindi  në Tiranë në 13 Tetor 1982.

Studimet e shkollës së mesme i nisi në gjimnazin e përgjithshëm Ismail Qemali në Tiranë dhe i përfundoi në Minesota te Shteteve të Bashkuara.

Ristani është diplomuar në Administrim Biznesi dhe Studime Evropiane nga Universiteti Amerikan në Bullgari dhe zotëron Master në Administrim Biznesi dhe Komunikim Strategjik nga Universiteti i Mizurit në Kolumbi,  SHBA.  Në vitin 2002, së bashku me studentë të tjerë shqiptarë që studionin jashtë vendit krijoi Rrjetin e Studentëve Shqiptarë në Botë, një rrjet i cili orientonte të rinjtë shqiptarë që donin të kontribuonin për vendin e tyre pas kthimit nga studimet apo në distancë.

Përvoja e saj profesionale ka qenë e lidhur fillimisht me zhvillimin e biznesit për kompani ndërkombëtare të sapovendosura në Shqipëri dhe më pas e fokusuar në strategji komunikimi dhe marketing.

Në vitet 2008-2010 si eksperte në Bankën Botërore ka drejtuar projektin për reformimin dhe modernizimin e sektorit financiar në Shqipëri duke fituar përvojë në politikbërje dhe hartim legjislacioni.

Anuela Ristani iu bashkua administratës publike në vitin 2014 si Drejtore e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Rinisë, ku punoi për ngritjen e RYCO (Regional Youth cooperation Office) si dhe hapi qendrat e para rinore në qytetet kryesore të Shqipërisë.

Ajo u emërua në postin e Drejtores së Kabinetit të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës pas zgjedhjeve lokale të vitit 2015, pozicion që mbajti pergjatë katër viteve të mandatit të parë të Kryetarit Veliaj.

 

Lini një Përgjigje