Ja çfarë ka deklaruar Rama në takimet sot...
Pas arrestimit të Erion Veliajt, Edi Rama duket se ka vendosur të marrë indirekt dhe drejtimin e Bashkisë së Tiranës.
Sot ka pasur dy vizita të tij në bashki, ku është takuar me nënkryetarët. Pasdite u vendos që të komandohet në detyrën e kryetarit Anuela Ristani, një prej 5 nënkryetarëve.
Para se të shkonte në Bashki për të bërë mbledhje me nënkryetarët dhe drejtorët, Rama ka takuar të deleguarit e PS në Hotel Tirana. Por sipas burimeve, në takimin që Rama ka pasur me ta, ka deklaruar se ai do të jetë kryetar bashkie në distancë. Rama ka deklaruar se do të mbajë kontakte të vazhdueshme me drejtorët dhe gjithë stafin.
“Po na godasin për arsye elektorale. Kjo është goditje e madhe për PS. Unë do të jem edhe kryetar bashkie në distancë. Do të takoj tani të gjithë drejtorët e përgjithshëm. Ka një dashakeqësi të madhe ndaj Erjonit. Janë abuzive detajet e hedhura në publik. Veshjet e bizhutë janë blerë për shfaqjet kulturore. Jo për përdorim personal”, mësohet të ketë thënë Rama.
Sipas tij, Nesti Angoni nuk ka asnjë shans të jetë një njeri i vetëm.
“Kam dyshimet e mia e do merrem edhe me këtë. S’ka njeri në republikë që mund të bëjë një hetim të tillë për gjithë jetën”, ka thënë Rama.
Ai ka kërkuar nga stafi i bashkisë të punojë shumë dhe të kompensojë dëmin e kësaj goditje.
Lini një Përgjigje