
Anuela Ristani, e cila pasditen e sotme është komanduar si Kryebashkiake e Tiranës, pas arrestimit të Erion Veliaj me urdhër të SPAK, tha se se asnjë nga të pranishmit nuk e kishte menduar se do të ishin në podium në këto kushte.
Në ceremoninë e organizuar nga Bashkia e Tiranës me rastin e 105-vjetorit të shpalljes si kryeqytet i Shqipërisë, Ristani tha se na duket sikur jemi në një ëndërr të keqe dhe do të zgjohemi në po atë sallë ku u ndamë dje, ku po bënim listat e detyrave dhe ndanim informacion si çdo të hënë në mëngjes.
Megjithatë, ajo theksoi se Tirana është më e madhe se çdo individ dhe puna e Bashkisë do të vazhdojë, pavarësisht rrethanave.
“Kushdo qofshim ne, puna ngelet pas. Kryeministri ka qenë pranë nesh në këto orë të vështira, dhe do ta marrim sërish ritmin e humbur. Kjo goditje e befasishme do të na motivojë më shumë.
“U lutem kolegëve të mi të bashkohen me mua, të gjithë nënkryetarët e bashkisë. Asnjëri nga ne këtu sot nuk do e kishte menduar se do ishim në podium. Jo 5 po edhe 500 po të ishim nuk do e mbushnim dot boshllëkun që ndjejmë. Në më shumë se një dekadë pune të përditshme, ajo që na ka bashkuar nuk përputhet aspak me imazhin që kemi dëgjuar në 24 orët e fundit. Na duket sikur jemi në një ëndërr të keqe dhe do zgjohemi në po atë sallë ku u ndamë dje ku po bënim listat e detyrave dhe ndanim informacion si cdo të hënë në mëngjes. Por Tirana është më e madhe se ne. Kushdo qofshim ne puna ngelet pas. Kryeministri ka qenë pranë nesh në këto orë të vështira. Do ta marrim sërish ritmin e humbur dhe kjo goditje e befasishme do të na motivojë më shumë”, tha Ristani.
Lini një Përgjigje