
Tirana feston sot 105-vjetorin e shpalljes Kryeqytet. Por në ceremoninë e mbajtur sot, ka munguar kryebashkiaku Erion Velaij, i cili u arrestua dje.
Në ceremoni morën pjesë shumë personalitete, ku spikati ish-deputetja Arta Dade, e cila nuk la pa përmendur ndalimin e tij.
“Erioni përfaqëson brezin e ri të politikës. Nuk ka lidhje me politikën e 35 vjet. Uroj që kryetari ynë i dashur të bëjë luftë ligjore deri në fund dhe për të vërteta e tij. Jam e bindur se në shembullin e tij bashkia e Tiranës do jetë në avanguard të zhvillimeve si gjithë kryeqytetet e BE. Veliaj mund të ishte fare mirë edhe kryetari i bashkisë Romës. Me vizionin e tij, maturinë e tij, patjetër është kryetari i një bashkisë europiane. E kam votuar reformën në drejtësi, që kjo drejtësi të ketë më së pari mbrojtjen e të drejtave të njeriut, i barabartë për ata që rasti e sjell të kenë punë me drejtësinë. Ta bëjmë gjithë Shqipërinë ashtu si Edi Rama dhe Erion Veliaj kanë bërë Tiranën”, tha Dade.
Lini një Përgjigje