
Kryeministri Edi Rama ka kritikuar prokurorin Olsi Dado, i cili firmosi arrestimin e Erion Veliajt. Sipas tij, shifra që doli se bashkëshortja e Veliajt ka blerë fustane e bizhuteri me vlerë mbi 800 mijë euro është bërë publike në mënyrë të qëllimshme. Po ashtu ai tha se prokurori ka tejkaluar limitet me dëshmitarët.
“Ne kemi të drejtën të kërkojmë provat dhe kemi të drejtën të themi se hedhja e kësaj shifre në mexhelis është e qëllimshme, për të ekzaltuar masën që kërkon plaku. Dhe nga ana tjetëe për të krijuar një situatë ku të jetë e pamundur të diskutosh. Gjithësesi ne do ta ndjekim me shumë kujdes këtë proces. Ja u thashë se unë jam bërë ndjekës i vëmendshëm sepse jam gjendur pa dashje në kushte që duhet të dëgjoja disa njerëz të artit. Nuk janë fare këta që janë në to lista. Ata janë njerëz të artit qa kanë par picir në hetimet apo intervistimet me këtë prokuror që realisht unë do të doja të bindte këdo me prova. Mbase i ka. Por a ka a po nuk ka, metoda është papranueshme”, tha Rama.
Lini një Përgjigje