TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Maj 2026, 11:07

"Ambasador i Ramës"/ BE reagon pas sulmeve të Berishës ndaj Gonzatos: E papranueshme!

Shkruar nga Pamfleti
"Ambasador i Ramës"/ BE reagon pas sulmeve të Berishës
Berisha-Gonzato

Një ditë pas deklaratave të kreut të PD-së Sali Berisha, i cili akuzoi në ditën e Europës, ambasadorin e BE-së Silvio Gonzato duke e quajtur ambasador të Edi Ramës, ka ardhur edhe reagimi i diplomatëve të vendeve anëtare të Bashkimit Europian.

Ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian kanë reaguar pas sulmeve të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, ndaj ambasadorit të BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato.

Në një deklaratë të përbashkët të publikuar në rrjetet sociale, diplomatët europianë shprehën mbështetje të plotë për Gonzaton dhe ekipin e tij, ndërsa i cilësuan sulmet ndaj tyre si të pajustifikuara dhe të papranueshme.

“Në dritën e kritikave të pajustifikuara dhe të papranueshme ndaj Bashkimit Europian dhe përfaqësuesve të tij, ambasadorët e BE-së të akredituar në Shqipëri nxjerrin deklaratën e mëposhtme: Deklaratë e përbashkët e ambasadorëve të BE-së të akredituar në Shqipëri – 9 maj 2026. Në Ditën e Europës, ne qëndrojmë të bashkuar në mbështetje të Ambasadorit të BE-së dhe ekipit të tij dhe rikonfirmojmë besimin tonë të plotë në profesionalizmin, integritetin dhe shërbimin e tyre të përkushtuar”, theksohet në deklaratën e publikuar në faqen e ambasadorit, Avgoustides në X, që është shpërndarë më pas edhe nga ambasada gjermane në Tiranë, në faqen e saj zyrtare në Faacebook.

"Ambasador i Ramës"/ BE reagon pas sulmeve të Berishës

Deklarata e ambasadorëve erdhi një ditë pasi Berisha sulmoi ambasadorin Silvio Gonzato, duke e akuzuar për mbështetje të qeverisë së Edi Ramës dhe qëndrime të njëanshme ndaj opozitës.

“Sa i përket ambasadorit aktual, unë e kam shprehur: ky sillet si të ishte ambasadori i Ramës, pasi ky zotëri, në mënyrë të pretenduar, ka transmetuar në Bruksel trillimet më të pavërteta ndaj opozitës, sikur ne nuk jemi për integrimin. Për të mos treguar shumë gjëra të tjera", u shpreh ditën e djeshme Berisha.

berisha silvio gonzato

4 Komente

  1. b
    barom kopliku

    berisha duhet te zhduket nga skena, por ka thene nje te vertete ministri i fashtem i ben zbor ambasadoreve te huaj ne shqipri qe te godasin Berishen e te genjejne per sa ndosh ne shqipri dhe toi zbukurojne Ferid Hoxha per lepirje dhe pafytyrsi , zar i Rammes, prandaj eshte ne ate post mos haroni se do ruj dhe pronat e AKSHIT dhe DURANA qe i ka bo vellai po me njofjet e ndihmen e FERID Spiunit

    1. B
      Beni

      Kontrolloje kur shkruan para se ta dergosh qe te kuptojme per cfare e ke fjalen.

    2. S
      Sas

      Me e ndyra ketu eshte qe debati ka ngecur ne njerez gje qe eshte refleks i shkalles se organizimit tone te ngrate shoqeror. Kur te nisim e te merremi me punet e Albanse mbase do shohim ndonji dite optimiste pas 35 vjeteve te pabuksave

      1. A
        Argjita Dhipi

        Berisha eshte bere si ZORRAGI, na beri me turp

        Lini një Përgjigje