TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Maj 2026, 10:04

Propaganda e Ramës për BE-në: Shqipëria gati të hyjë në fazën e mbylljes së kapitujve!

Shkruar nga Pamfleti
Propaganda e Ramës për BE-në: Shqipëria gati të
Edi Rama

Pavarësisht propagandës së Ramës se Shqipëria është pranë Bashkimit Europian, procesi i integrimit vijon të shoqërohet me kritika nga Brukseli për korrupsionin, krimin e organizuar dhe mungesën e reformave reale.

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se rruga drejt Bashkimit Europian nuk duket më si një horizont i largët dhe sipas tij, vendi është më pranë se kurrë anëtarësimit.

Edhe pse Rama vijon propagandën politike dhe pretendon se anëtarësimi në BE është pranë, procesi mbetet i kushtëzuar nga reformat dhe lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Vendi ynë ende sot përballet me kritika për korrupsionin, largimin masiv të të rinjve, probleme ekonomike, mungesë besimi te institucionet dhe problemet me standardet demokratike. Kjo tregon një mungesë reflektimi të realitetit në terren.

Në podcastin “Flasim”, Rama foli për progresin e negociatave me Brukselin dhe e cilësoi procesin si rezultat të reformave të ndërmarra nga qeveria e tij.

“Dje, më 9 maj në ditën e Europës, Shqipëria e gjeti veten më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Për herë të parë pas shumë dekadash rruga drejt Bashkimit Europian nuk duket më si një horizont i largët, por si një majë tanimë e kapshme me sy dhe e arritshme në kohën që kemi në dispozicion”, u shpreh Rama.

Sipas kryeministrit, negociatat me Bashkimin Europian po ecin me ritëm të shpejtë dhe Shqipëria ka hyrë në një fazë të rëndësishme të procesit, duke pretenduar se kapitujt janë hapur në kohë rekord.

“Negociatat kanë avancuar me ritëm, kapitujt janë hapur në kohë rekord, marrëdhënia me Bashkimin Europian ndërtohet ditë pas dite me rezultate konkrete dhe tani Komisioni Europian dhe vendet anëtare përmes ambasadorëve të tyre janë në një fazë kyçe të procesit ku diskutojnë raportin e Komisionit, i cili nënvizon se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha detyrat e shtëpisë dhe është e gatshme të hyjë në fazën e mbylljes së kapitujve”, deklaroi ai.

Qeveria Rama pretendon se ka plotësuar kushtet kyçe për integrimin në Bashkimin Europian, duke deklaruar me bindje se "Shqipëria i ka plotësuar të gjitha detyrat e BE-së".

Pavarësisht se procesi ka njohur një ngecje gjatë muajve të fundit dhe Komisioni Europian ka vënë theksin te lufta ndaj korrupsionit në nivele të larta dhe krimit të organizuar, Rama vijon propagandën, duke e kthyer procesin e integrimit në një “flamur” për suksese imagjinare.

Ai gjithashtu këmbëngul se reformat kanë sjellë transformime konkrete në shtet dhe administratë.

“Reforma në drejtësi, transformimi i administratës, digjitalizimi i shërbimeve, modernizimi i ekonomisë, investimet dhe transformimet në energji, infrastrukturë, standarde të reja në sektorët strategjik nuk janë pjesë të shkëputura dhe asnjë listë fjalësh pas të cilave ka pak përmbajtje, por janë hallkat e një zinxhiri gjithnjë e më solid të ndërtimit të shtetit europian të shqiptarëve”, tha Rama.

Pavarësisht deklaratave optimiste të qeverisë, procesi i integrimit mbetet ende i kushtëzuar nga përmbushja reale e reformave dhe vlerësimi i vendeve anëtare të Bashkimit Europian.

“Dje, më 9 maj në ditën e Europës, Shqipëria e gjeti veten më pranë se kurrë Bashkimit Europian.

Për herë të parë pas shumë dekadash rruga drejt Bashkimit Europian nuk duket më si një horizont i largët, por si një majë tanimë e kapshme me sy dhe e arritshme në kohën që kemi në dispozicion.

Negociatat kanë avancuar me ritëm, kapitujt janë hapur në kohë rekord, marrëdhënia me Bashkimin Europian ndërtohet ditë pas dite me rezultate konkrete dhe tani  Komisioni Europian dhe vendet anëtare përmes ambasadorëve të tyre janë në një fazë kyçe të procesit ku diskutojnë raportin e Komisionit, i cili nënvizon se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha detyrat e shtëpisë dhe është e gatshme të hyjë në fazën e mbylljes së kapitujve duke kaluar përmes piketave të ndërmjetme dhe e gjitha kjo nuk ka ardhur rastësisht ka ardhur me punë, ka ardhur me rezultate, ka ardhur nga një proces transformues që vazhdon në çdo sektor.

Reforma në drejtësi, transformimi i administratës, digjitalizimi i shërbimeve, modernizimi i ekonomisë, investimet dhe transformimet në energji, infrastrukturë, standarde të reja në sektorët strategjik nuk janë pjesë të shkëputura dhe asnjë listë fjalësh pas të cilave ka pak përmbajtje, por janë hallkat e një zinxhiri gjithnjë e më solid të ndërtimit të shtetit europian të shqiptarëve.

Prandaj 9 maji nuk është për ne vetëm festa e Europës, por është edhe momenti kur marrim frymë me një ndjenjë legjitime krenarie dhe ecim përpara për të arritur majën që tanimë është e arritshme më thjeshtë dhe vetëm angazhim, angazhim, angazhim dhe vullnet, vullnet, vullnet”, u shpreh Rama ndër të tjera.

4 Komente

  1. K
    Koha

    Tradhtar antishqiptar. Ti Ramut merr Salehun dhe bashk me te shporruni nga zyrta e shtetit.

    1. H
      He was right

      Ishalla hapet rruga per njerezit e drejte punetore te largohen nga vendi i qelbsirave kriminale shteterore dhe biznesm*tave qe jane ne ate vend..mos te punojne me per kta horra zgjebarake ...ikni shqiptare sa me larg se ky pordhshtet esht kap nga kriminelet

      1. I
        Iona

        Greqia dhe Rumania jane pas dere ....:).

        1. t
          taratori

          Fytyre qe na ben te fikim televizorin sa here del per te na mbushur mendjen se nuk jane bema por veprime patriotike ato te tja!!!!!!!! uf........

          Lini një Përgjigje