TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Shtator 2023, 10:40

Tentuan të korruptonin policët, arrestohen dy shoferë në Tiranë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Tentuan të korruptonin policët, arrestohen dy shoferë në

Dy shoferë në Tiranë janë arrestuar pasi kanë tentuar që të korruptojnë policët. Njëri prej tyre është konstatuar pa rripin e sigurisë. Për t’i shpëtuar gjobës ai futi 50 Euro mes dokumenteve.

Ndërsa një tjetër, 40 vjeç, i jepte makinës në gjendje të dehur.

“Gjatë kontrolleve parandaluese, shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore kanë ndaluar, automjetin me drejtues shtetasin E.GJ, 40 vjeç, pasi është konstatuar duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, si dhe automjetin me drejtues shtetasin S.F, 37 vjeç pasi është konstatuar pa vendosur rripin e sigurisë.

Me qëllim shmangien e masës administrative, drejtuesit e automjetit kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë, duke i ofruar atyre një shumë parash”, njoftoi policia.

 

arrestohen dy shoferë në tiranë

Lini një Përgjigje