TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Shtator 2023, 09:42

Krimi në familje, publikohen fotot kush janë dy motrat që tronditën Tiranën

Shkruar nga Pamfleti

Krimi në familje, publikohen fotot kush janë dy motrat që

Një krimi i rëndë ka tronditur kryeqytetin ditën e djeshme.

Një grua është gjetur e pajetë në banesën e saj, ndërsa dyshohet të jetë vrarë me thikë nga motra, pas një sherri mes tyre. Raportohet se viktima është Amanda Pushani 37 vjeç.

Për këtë ngjarja është arrestuar motra e saj Marsela Pushani 40 vjeç, e cila dyshohet ta ketë vrarë motrën e saj.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme (2 shtator) në orën 11:40, por nuk është raportuar nga policia.

Në një reagim zyrtar në mëngjesin e sotmë, polica thotë se familajrët e raportuan si vdekje për shkaqe natyrale.

Por, pas ekzaminimeve që janë kryer në trupin e 37-vjeçares janë konstatuar plagë dhe më pas u ngrit dyshimi se është vrarë.

“Pas marrjes së njoftimit, Shërbimet e Policisë kanë kaluar menjëherë në vendngjarje, dhe pas konstatimit të trupit të pajetë të shtetases Amanda Pushani 37 vjeçe, e cila fillimisht është raportuar si vdekje natyrale nga familjarët, kanë vijuar veprimet hetimore të thelluara në lidhje me rastin, për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Viktima është qëlluar 1 herë në bark me thikë poshtë stomakut. Mësohet se 37-vjeçarja pinte shumë alkool dhe kishte zënka të herëpashershme me motrën. Kjo e fundit është arrestuar disa orë pas ngjarjes. Po ashtu, në polici janë shoqëruar edhe të afërm të viktimës, për t’u marrë në pyetje me qëllim që të zbardhen rrethanat e plota të ngjarjes.

 

amanda pushani tiranë

Lini një Përgjigje