TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Shtator 2023, 09:18

Vrasja e 37-vjeçares, policia: Familjarët tentuan të fshehin krimin, e raportuan si vdekje natyrale

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e 37-vjeçares, policia: Familjarët tentuan të fshehin

Policia e Tiranës ka dalë me njoftim zyrtar pas ngjarjes së rëndë, ku Marsela Pushani 40-vjeçe dyshohet se ka vrarë me thikë pas një konflikti motrën e saj Amanda Pushani 37-vjeçe.

Sipas Policisë, familjarët e raportuan si vdekje për shkaqe natyrale por pas kryerjes së autopsisë ka rezultuar se 37-vjeçarja, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga një mjet prerës.

Autorja e ngjarjes 40-vjeçarja Marsela Pushani është arrestuar nga policia si e dyshuara kryesore për ngjarjen makabër.

"Ditën e djeshme, rreth orës 11:40, është marrë njoftim se në rrugën “Hajdar Hidri”, shtetasja Amanda Pushani 37 vjeçe, kishte ndërruar jetë dyshohet për shkaqe natyre.

Pas marrjes së njoftimit, Shërbimet e Policisë kanë kaluar menjëherë në vendngjarje dhe pas konstatimit të trupit të pajetë të shtetases A. P., 37 vjeçe, e cila fillimisht është raportuar si vdekje natyrale nga familjarët, kanë vijuar veprimet hetimore të thelluara në lidhje me rastin, për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Pas kryerjes së autopsisë ka rezultuar se shtetasja 37 vjeçe, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga një mjet prerës.

Në vijim të veprimeve, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda arrestuan shtetasen Marsela Pushani 40 vjeç, (motrën e saj), banuese në Tiranë, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, pasi ditën e djeshme, gjatë një konflikti ka goditur me mjet prerës shtetasen Amanda Pushani, e cila si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale", njoftoi policia.

policia vrasje tirane

Lini një Përgjigje