TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Shtator 2023, 08:47

Krimi në familje trondit Tiranën! Vritet me thikë nga e motra 37-vjeçarja te ‘rruga e Kavajës’, familjarët fshehin ngjarjen

Shkruar nga Pamfleti
Krimi në familje trondit Tiranën! Vritet me thikë nga e motra
37-vjeçarja Amanda Pushani (viktima) dhe e motra Marsela Pushani

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një grua është gjetur e vrarë me thikë në banesën e saj në rrugën e Kavajës.

Burime nga policia thonë se Amanda Pushani, 37-vjeç, ka pasur shenja thike në trup dhe dyshohet të jetë vrarë nga motra e saj.

Trupi i saj u gjet i pajetë gjatë pasdites të së shtunës, po ngjarja dyshohet se ka ndodhur gjatë paradites.

Në polici janë shoqëruar të afërm të viktimës për t'u marrë në pyetje.

Policia ka dyshime se gruaja mund të jetë vrarë nga motra e saj, Marsela Pushani 40 vjeç gjatë një debati e sipër. Disa orë pas ngjarjes policia ka arrestuar edhe autoren e dyshuar të vrasjes.

Fillimisht u dyshua për vetëvrasje, por më pas policia dyshoi se gruaja ishte vrarë për shkak të plagëve që kishte në trup. 

"Ditën e djeshme, rreth orës 11:40, është marrë njoftim se në rrugën "Hajdar Hidri", shtetasja A. P., 37 vjeçe, kishte ndërruar jetë dyshohet për shkaqe natyre.

Pas marrjes së njoftimit, Shërbimet e Policisë kanë kaluar menjëherë në vendngjarje, dhe pas konstatimit të trupit të pajetë të shtetases A. P., 37 vjeçe, e cila fillimisht është raportuar si vdekje natyrale nga familjarët, kanë vijuar veprimet hetimore të thelluara në lidhje me rastin, për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.Pas kryerjes së autopsisë ka rezultuar se shtetasja A. P., 37 vjeçe, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga një mjet prerës.", njofton policia.

Ndërkohë në dëshminë e autores së vrasjes së 37-vjeçares Amanda Pushani në banesën e saj, motra e motra  e viktimës ka deklaruar në polici se e ka kryer vrasjen në kushtet e vetëmbrojtjes.

Marsela Pushani, 40 vjeç, ka dëshmuar se motra prej më shumë se 10 vitesh ishte e alkoolizuar dhe kishin debatuar që ajo të linte alkoolin.

40-vjeçarja pretendon se motra kishte marrë thikën dhe e kishte kërcënuar se do ta vriste atë dhe mamanë, për këtë arsye e ka qëlluar me thikë në kushtet e vetëmbrojtjes.

“Nuk kam dashur ta vras motrën, veprova në kushtet e vetëmbrojtjes. Prej më shumë se 10 vitesh ishte e alkoolizuar dhe problematike. Mëngjesin e djeshëm kemi pasur debat pasi i kërkonim që të linte alkoolin. Fillimisht Amanda mori thikën dhe më kërcënoi mua dhe mamanë se do të na vriste. Situata u tensionua dhe veprova në kushtet e vetëmbrojtjes”, ka thënë Marsela Pushani në Polici.

tiranë vrasje

Lini një Përgjigje