
Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 37-vjeçarjes Amanda Pushani në banesën e saj në Tiranë.
Motra e viktimës, Marsela Pushani ka deklaruar se ka vepruar në kushtet e vetëmbrotjes. Sipas saj, e motra prej më shumë se 10 vitesh ishte e alkoolizuar dhe problematike. Ajo ka deklaruar se Amanda ka marrë thikën dhe ka kërcënuar të motrën dhe nënën e saj se do t’i vriste.
Më tej, Marsela ka treguar se situata është tensionuar dhe ka vepruar në kushtet e vetëmbrojtjes. E arrestuara është me profesion mësuese.
"Nuk kam dashur ta vras motrën, veprova në kushtet e vetëmbrojtjes. Prej më shumë se 10 vitesh ishte e alkoolizuar dhe problematike. Mëngjesin e djeshëm kemi pasur debat pasi i kërkonim që të linte alkoolin. Fillimisht Amanda mori thikën dhe më kërcënoi mua dhe mamanë se do të na vriste. Situata u tensionua dhe veprova në kushtet e vetëmbrojtjes”, mësohet se ka deklaruar 40-vjeçarja.
Bëhet me dije se 37-vjeçarja dyshohet se është qëlluar nga motra e saj me thikë një herë në bark.
Mësohet se Amanda Pushani pinte shumë alkool dhe kishte zënka të herëpashershme me motrën. Kjo e fundit është arrestuar disa orë pas ngjarjes.
Fillimisht familjarët tentuan ta fshehin ngjarjen, duke e raportuar si vdekje për shkaqe natyrale.
Mediat bëjnë me dije se ajo që ka njoftuar për ngjarjen ka qenë nëna e viktimës, e cila ka telefonuar ambulancën duke i thënë se e bija nuk ndihet mirë.
Shërbimi mjekësor e gjeti të vdekur 37-vjeçaren ndersa gjatë ekzaminimit u vu re që kishte një plagë poshtë stomakut.
Lini një Përgjigje