Marsela Pushani plagosi për vdekje të motrën, Amanda Pushani këtë të diel në Tiranë.
Kjo e fundit ishte e papunë dhe vuante nga problemet me alkoolin. Sipas dëshmisë së 40-vjeçares viktima kishte shkuar e dehur në shtëpi në momentin që ndodhi krimi dhe kishte disa shishe birrë në dorë.
Siç tregoi Marsela ato po debatonin pasi po i kërkonte llogari për gjendjen e saj duke qenë se kishin rënë dakord që s’do pinte më. Ishte Amanda ajo që kishte marrë thikën në dorë dhe duke tentuar t’ja hiqte ajo e kishte plagosur për vdekje.
Dy motrat jetonin me të ëmën në shtëpi dhe të dyja planifikuan të fshihnin krimin duke thënë se vdekja erdhi për shkaqe natyrale.
Familjarët e kanë raportuar ngjarjen si vdekje për shkaqe natyrale, por pas autopsisë u zbulua se në fakt kishin të bënin me një vrasje.
Njoftimi i policisë:
Ditën e djeshme, rreth orës 11:40, është marrë njoftim se në rrugën “Hajdar Hidri”, shtetasja Amanda Pushani, 37 vjeçe, kishte ndërruar jetë dyshohet për shkaqe natyre.
Pas marrjes së njoftimit, Shërbimet e Policisë kanë kaluar menjëherë në vendngjarje, dhe pas konstatimit të trupit të pajetë të shtetases Amanda Pushani, 37 vjeçe, e cila fillimisht është raportuar si vdekje natyrale nga familjarët, kanë vijuar veprimet hetimore të thelluara në lidhje me rastin, për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Pas kryerjes së autopsisë ka rezultuar se shtetasja Amanda Pushani, 37 vjeçe, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga një mjet prerës.
Në vijim të veprimeve, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda arrestuan shtetasen Marsela ushani, 40 vjeç, (motrën e saj), banuese në Tiranë, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, pasi ditën e djeshme, gjatë një konflikti ka goditur me mjet prerës shtetasen Amanda Pushani, e cila si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale./tvklan.al
Lini një Përgjigje