Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Sarandë, ku mbeti i vrarë Rexhep Ismaili. Sipas burimeve paraprake, zanafilla e konfliktit dyshohet të ketë qenë një çështje pronësie mes palëve të përfshira.
Mësohet se njëra prej palëve ka shkuar në karburantin e vëllezërve “Ismaili” për t’u sqaruar lidhur me konfliktin, por debati ka degraduar fillimisht në përplasje fizike dhe më pas në përdorim armësh.
Sipas informacioneve paraprake, nga ana e personave që ndodheshin në lokal është nxjerrë një armë automatike, me dyshimin se synohej goditja e personave që kishin mbërritur aty.
Në ato momente, pala tjetër dyshohet se ka hapur zjarr, duke lënë të vrarë Rexhep Ismailin.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se dyshohet që edhe nga pala e autorëve të ketë persona të plagosur, ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave të përfshirë.
po cfare bizesmeni late name te gjithe