TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Maj 2026, 22:24

FOTO/ Atentati në Sarandë, ky është 66-vjeçari që mbeti i vrarë; ishte kryetar i shoqatës "Çamëria"

Shkruar nga Pamfleti
FOTO/ Atentati në Sarandë, ky është 66-vjeçari
Në rreth viktima Rexhep Ismaili

Zbulohet fotoja e viktimës së atenatit në Sarandë.  

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Gjashtës, në Sarandë dhe viktimë ka mbetur pronar i një pike karburanti në zonë.

FOTO/ Atentati në Sarandë, ky është 66-vjeçari

Ai është identifikuar si Rexhep Ismaili, 66-vjeç. Sipas informacioneve të para, Ismaili mësohet se është qëlluar me armë zjarri dhe ka marrë një plumb në kokë, çka i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Viktima është personi që shihni në foto. Ai ishte dhe kreu i Shoqatës Çamëria, dega Sarandë.

FOTO/ Atentati në Sarandë, ky është 66-vjeçari

Në zonë kanë mbërritur menjëherë forca të shumta policie, të cilat kanë rrethuar perimetrin dhe po punojnë për grumbullimin e provave dhe identifikimin e autorit/ëve të dyshuar.

 

rexhep ismaili sarande

Lini një Përgjigje