
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Nikël të Fushë Krujës, ku dy vëllezër kanë mbetur të plagosur pas një sherri për motive të dobëta.
Sherri mësohet se ka ndodhur rreth orës 20:30 në oborrin e një mobilerie në Nikël, ku gjatë një konflikti të çastit shtetasit Halil Caca dhe Ronald Caca, rreth 31 vjeç dhe 23 vjeç, janë goditur me thikë nga Ardian dhe Gazmir Xheka. Policia ka shpallur në kërkim dy autorë të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që dy vëllezërit Cara nododhen në spital dhe po marrin ndihmën mjekësore.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia dhe grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“Krujë/Informacion paraprak/ Rreth orës 20:30, në oborrin e një mobilerie në Nikel, gjatë një konflikti të çastit dyshohet për motive të dobëta shtetasit A. Xh dhe G. Xh kanë dëmtuar me mjet prerës shtetasit R. C., rreth 31 vjeç dhe H. C., rreth 23 vjeç, vëllezër, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit. Ndërkohë, shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim”, njofton policia.
Lini një Përgjigje