Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Berat, ku një i ri është gjetur i pajetë në lumin Osum. Viktima është identifikuar si David Shehaj, i cili ishte shpallur i zhdukur nga i ati që prej datës 30 prill.
Trupi i pajetë është konstatuar në ujërat e lumit Osum, ndërsa më pas është bërë identifikimi nga familjarët. Sipas burimeve paraprake, Shehaj dyshohet se ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe kohët e fundit përdorte metadon.
Duke dyshuar se mund të ishte hedhur në lumë, pas kërkimeve, trupi i tij i pajetë u gjet mesditën e sotme në fshatin Remanicë.
Burime bëjnë me dije se i riu rezultonte edhe me precedent penal, ndërsa aktualisht nuk dihen ende rrethanat e plota të ngjarjes.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit, si dhe për përcaktimin e shkakut të vdekjes.
Në vijim priten detaje të tjera nga hetimet.
Lini një Përgjigje