TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Maj 2026, 13:05

Dosja "Metamorfoza", Jozi Kraja 'shpërthen' në GJKKO: Mos më pyesni më për vëllain

Shkruar nga Pamfleti
Dosja "Metamorfoza", Jozi Kraja 'shpërthen' në
Gjin Ndoji

Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dëshmuar Jozi Kraja në procesin penal ndaj Pëllumb Gjokës, Behar Brajoviç dhe Edmond Prekës.

Gjatë dëshmisë së tij para trupit gjykues, Kraja është pyetur lidhur me vrasjen e vëllait të tij, Gjin Ndojit. Ai deklaroi se nuk ka dijeni për rrethanat e ngjarjes, pasi në kohën kur ndodhi ngjarja ai ishte i burgosur në Zvicër.

“Gjin Ndoj e kam vëlla. Nuk kam dijeni fare për vrasjen e vëllait tim. Kam qenë në burg në Zvicër. Më kanë thënë që vëllai im ka vrarë veten. Më ka thënë nëna. Nuk jam pyetur ndonjëherë për këtë ngjarje dhe as nuk dua të pyetem. Kam qenë dhe vazhdoj të jem në burg”, deklaroi ai në sallën e gjyqit.

Jozi Kraja u ekstradua nga Zvicra drejt Shqipërisë në muajin janar. Ai është nën hetim për disa vepra të rënda penale, mes tyre “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”.

Sipas hetimeve, akuzat ndaj tij lidhen me ngjarje kriminale që kanë në qendër vëllezërit Valter dhe Durim Bami.

Lini një Përgjigje