TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Maj 2026, 21:39

Pjesë e grupit të Marklen Hakës, arrestohet 34-vjeçari i armatosur

Shkruar nga Pamfleti
Pjesë e grupit të Marklen Hakës, arrestohet 34-vjeçari i
Ilustrim

Një 34-vjeçar i identifikuar si Aurel Deliu, banues në Nikël, u arrestua nga Policia, teksa udhëtonte me një automjet, ku iu gjet edhe një armë zjarri pa leje. Nga raportimet mësohet se Deliu njihet si pjesë e grupit të Marklen Hakës.

Sipas raportimeve, 34-vjeçari ishte në shoqërinë e një tjetër personi në momentin që u ndalua për kontroll nga forcat Shqiponja.

Deliu është një emër i njohur për policinë. Në vitin 2021 ai u arrestua në Tiranë bashkë me një tjetër person dhe dy të tjerë u shpallën në kërkim. Ndërsa në atë kohë nuk iu bind urdhrit të policisë për tu kontrolluar.

Me armё, stemë policie e mijëra euro, 3 tё rinjtë nga Kruja dhe njё nga Tirana sfiduan policinë e kryeqytetit. Ngjarja ёshtё regjistruar nё zonёn pranё “Xhamllikut” në 2021 ku 4 tё rinjtё ishin duke udhёtuar me njё mjet “Volsëagen” kur janё ndaluar nga njё patrullё e forcave Shqiponja.

Tё rinjtё nuk i janё bindur urdhёrit tё policёve dhe janё konfrontuar fizikisht me ta, duke u ndarё nё 2 grupe. 2 personat qё u larguan morёn me vete edhe njё armë pistoletё qё ishte nё brezin e njёrit nga tё rinjtё qё u prangos nga policia.

Gjatё kontrollit nё mjet policia gjeti dhe sekuestroi sasi e konsiderueshme të hollash në euro dhe lekë, celularë dhe gërshërë, të cilat u përdoren për prerjen e lëndës narkotike Canabis Sativa si dhe 1 portofol me stemën e policisë.

policia arrestim deliu

Lini një Përgjigje