TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Maj 2026, 18:51

Aksident i rëndë në Divjakë, 52-vjeçari zihet poshtë nga traktori; ndërron jetë në vend

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në Divjakë, 52-vjeçari zihet

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Babunjë e Re, në Divjakë, ku një 57-vjeçar ka humbur jetën gjatë punës në tokën bujqësore.

Viktima është identifikuar si Kujtim Meçi, banor i zonës së Fier-Semanit. Sipas informacionit paraprak, ai ishte duke punuar tokën me zetor, kur mjeti bujqësor është përmbysur dhe e ka zënë poshtë. Për pasojë, 57-vjeçari ka marrë plagë të rënda dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Ndërkohë, policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e aksidentit.

traktori aksident

Lini një Përgjigje