TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Maj 2026, 15:59

Aksion i befasishëm në Vlorë, arrestohen dy të rinjtë; njëri prej tyre në kërkim për kanosje me armë (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Aksion i befasishëm në Vlorë, arrestohen dy të rinjtë;
Pamje nga momenti i arrestimit

Dy të rinj janë arrestuar në Vlorë, pasi dyshohet se posedonin lëndë narkotike me qëllim shitjen. Njëri prej tyre rezultonte gjithashtu i shpallur në kërkim për kanosje me armë zjarri.

Sipas Policisë, në pranga u vunë H. M., 30 vjeç, banues në fshatin Gjormë, dhe Romario Lekaj, 27 vjeç, banues në fshatin Ramicë.

Arrestimi u krye nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë, pas kontrolleve dhe informacioneve të siguruara në rrugë operative. Dy të rinjtë u ndaluan në fshatin Gumenicë, ndërsa qarkullonin me automjetin që drejtohej nga 30-vjeçari.

Gjatë kontrollit, policia gjeti rreth 800 gramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila dyshohet se mbahej me qëllim shitjen.

Nga verifikimet rezultoi se R. L. ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Ai dyshohet se më 16 mars 2026 ka kanosur me armë zjarri kallashnikov shtetasin A. B.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

policia operacion

Lini një Përgjigje