Një 30-vjeçar nga Vlora është arrestuar në qytetin bregdetar, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet spanjolle për trafik droge.
Ai akuzohet se është i përfshirë në trafikimin e mbi 82 kilogramëve kokainë, të sekuestruara më 5 shkurt 2026 në portin e Vigos, në Spanjë.
Sipas Policisë 30-vjeçari, Klevi Kananaj, u lokalizua në Vlorë pas shkëmbimit në kohë reale të informacionit mes autoriteteve shqiptare dhe atyre spanjolle. Ai u arrestua provizorisht me qëllim ekstradimin drejt Spanjës.
Autoritetet gjyqësore spanjolle kishin lëshuar urdhër arresti ndaj tij më 3 mars 2026, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.
Nga hetimet rezulton se i arrestuari dyshohet se ka bashkëpunuar me persona të tjerë për të trafikuar ngarkesën me kokainë, e cila ishte fshehur në një kontejner. Droga u sekuestrua nga policia spanjolle në portin e Vigos, ndërsa gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë edhe dy persona të tjerë që tentuan të nxirrnin ngarkesën.
Sipas dosjes hetimore, roli i 33-vjeçarit ishte vëzhgimi i kontejnerit nga jashtë terminalit portual. Pas sekuestrimit të drogës, ai dyshohet se është larguar fillimisht drejt Katalonjës dhe më pas ka ikur në Itali, 11 ditë pas operacionit në Vigo.
"Finalizohet nga shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, faza e 93-të e operacionit të koduar “Operacionalja”.
Kapet në Vlorë, pjesëtari i një grupi kriminal që akuzohet për trafikim të një kontejneri me 82.84 kg Kokainë, sekuestruar më datë 05.02.2026, në portin e Vigos, në Spanjë.
Si rezultat i shkëmbimit në kohë reale të informacionit, ndërmjet homologëve spanjollë dhe shërbimeve të DFPO-së, nëpërmjet specialistëve të Interpol Tiranës, në lidhje me vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, u finalizua operacioni i koduar “Operacionalja 93”.
Gjatë kësaj faze u lokalizua në Vlorë, dhe u arrestua provizorisht, me qëllim ekstradimin në Spanjë, shtetasi K. K., 30 vjeç, i lindur në Vlorë.
Për këtë shtetas, autoritetet gjyqësore në Spanjë, më datë 03.03.2026, kanë lëshuar urdhër arresti, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.
30-vjeçari akuzohet se ka bashkëpunuar me shtetas të tjerë, për të trafikuar në Spanjë, 82.84 kg Kokainë, fshehur në një kontejner. Lënda narkotike u sekuestrua nga Policia spanjolle, më datë 05.02.2026, në portin e Vigos, ku gjithashtu u arrestuan në flagrancë, gjatë përpjekjes për të nxjerrë ngarkesën, 2 shtetas.
Nga hetimet dyshohet se roli i 30-vjeçarit ka qenë vëzhgimi i kontejnerit, nga jashtë terminalit. Ai është larguar fillimisht drejt Katalonjës, dhe, 11 ditë pas ngjarjes, ka ikur në Itali.
Vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Madridit, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 30-vjeçarit", njofton policia.
Lini një Përgjigje