TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Maj 2026, 11:04

Tritoli në biznesin e tij, Noizy paraqitet në GJKKO si dëshmitar për gjyqin ndaj Laert Haxhiut

Shkruar nga Pamfleti
Tritoli në biznesin e tij, Noizy paraqitet në GJKKO si dëshmitar
Noizy paraqitet në GJKKO

Reperi Noizy dhe babai i tij, Bashkim Rajku, janë paraqitur në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në kuadër të procesit gjyqësor ndaj Laert Haxhiut, ish-kreut të bandës së Lushnjës.

Ata bëjnë pjesë në listën prej rreth 60 dëshmitarësh të kërkuar nga mbrojtja e Haxhiut, i cili po përballet me akuza për drejtim të grupit kriminal dhe përfshirje në 14 ngjarje të rënda kriminale, mes tyre vrasje, atentate, vendosje tritoli dhe grabitje me armë.

Në lidhje me episodin e shpërthimit me tritol në biznesin e Noizy-t në Durrës, avokatët kanë kërkuar dëshminë e Bashkim Rajkut, si edhe të Kleviol Ahmetajt, i njohur në publik me emrin artistik “Cllevio”.

 

gjyqi ndaj laert haxhiu tritoli ne biznesin e noizyt

Lini një Përgjigje