Një aksident rrugor u regjistrua rreth orës 09:30 në autostradën Lushnjë–Fier, pranë fshatit Bishqethëm. Një automjet me targa greke u përplas nga pas nga një fuoristradë dhe për pasojë doli nga rruga, duke përfunduar në kanalin anësor të autostradës.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i mjetit me targa greke, një 40-vjeçar emigrant i kthyer nga Greqia pranë familjes, mbeti i plagosur dhe u transportua në spitalin e Lushnjes. Burime mjekësore bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga përplasja u shkaktuan dëme materiale në të dyja automjetet, kryesisht në fuoristradë.
Sipas hetimeve të para, automjeti tip “Opel” me targa greke kishte sinjalizuar për të kaluar në rrugën dytësore, kur është goditur nga pas dhe më pas ka përfunduar në kanal.
Lini një Përgjigje