TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Maj 2026, 07:35

Dy viktima në Durrës, banorët 'mësyjnë' në komisariat dhe denoncojnë 22-vjeçarin problematik dhe studenten e policisë

Shkruar nga Pamfleti
Dy viktima në Durrës, banorët 'mësyjnë'
Komisariati Durrës

Ata ngrenë gjithashtu pretendime edhe ndaj motrës së 22-vjeçarit, e cila sipas tyre ndjek shkollën e policisë dhe ka ushtruar dhunë ndaj disa bashkëfshatarëve.

Aksidenti tragjik në zonën e Ish-kënetës, ku dy fëmijë humbën jetën pasi u përplasën nga një automjet, ka rritur ndjeshmërinë e qytetarëve ndaj drejtuesve të mjeteve që kryejnë manovra të rrezikshme në rrugë.

Një tjetër rast që ka alarmuar banorët lidhet me fshatin Arapaj, ku shqetësimi për shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor ka përfunduar në ambientet e komisariatit të policisë. Banorët kërkojnë marrjen e masave ndaj drejtuesit të automjetit, të identifikuar si 22-vjeçari Albi Bizgjoni.

Sipas banorëve, i riu është kthyer prej kohësh në një problematikë për zonën.

"Ai më ka dalë mbrapa dhe më ka goditur me makinë, ka ardhur dhe policia pastaj, por ai ka dhënë deklarata se po më kërcënojnë dhe po më vrasin. Ka shumë problematika në lagje, të gjitha fajet janë të atij. Sa herë kemi ardhur në polici dhe problemi nuk është zgjidhur. Kemi ardhur që në orën 6 dhe asnjë përgjigje nuk kemi marrë. Asgjë nuk po zgjidhet, kalamajtë po na fillojnë, po na i kërcënojnë", thotë një banore.

Pas incidentit, disa banorë iu drejtuan Policisë së Durrësit për të paraqitur shqetësimet e tyre. Aktualisht, pesë prej tyre ndodhen në komisariat, ku po zhvillojnë takim me drejtuesit e policisë.

Banorët deklarojnë se nuk do të largohen nga ambientet e komisariatit derisa të merret një masë konkrete ndaj drejtuesit të automjetit.

Të ndjerë nën rrezik, banorët kanë qëndruar në rajon për mbi 6 orë gjatë ditës së sotme për këtë çështje dhe janë larguar pa asnjë përgjigje. Për këtë arsye do të protestojnë në lagjen e tyre në Arapaj dhe kërkojnë praninë e të gjithë mediave.

Ata ngrenë gjithashtu pretendime edhe ndaj motrës së 22-vjeçarit, e cila sipas tyre ndjek shkollën e policisë dhe ka ushtruar dhunë ndaj disa bashkëfshatarëve. Ndërkohë, më 26 prill, policia ka proceduar penalisht 20-vjeçaren për një konflikt të ndodhur në Arapaj.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen S. B., 20 vjeçe, banuese në fshatin Arapaj, Durrës, e cila pas një konflikti, ka goditur me mjet prerës një 31-vjeçare, duke i shkaktuar lëndime të lehta", njoftonte policia.

banoret e durresit aksidenti me dy viktima mesyjne ne komisariat

Lini një Përgjigje