TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Maj 2026, 16:05

Transportonte i dehur 13 nxënës me furgon, kapet 53-vjeçari në Belsh

Shkruar nga Pamfleti
Transportonte i dehur 13 nxënës me furgon, kapet 53-vjeçari
53-vjeçari i dehur

Një 53-vjeçar është kapur nga policia e Elbasanit në aksin Belsh–Gjolene me 13 nxënës në furgon, ndërsa testi i alkoolit rezultoi mbi normat e lejuara.

Ndërhyrja e policisë u bë pas një telefonate të një qytetari në sallën operative të Cërrikut, çka çoi në ndalimin e menjëhershëm të automjetit tip “Benz Sprinter” nga patrulla e Postës së Policisë Belsh. Ai kryente transportin e nxënësve të gjimnazit Sami Frashëri.

Drejtuesi i mjetit, shtetasi Sazan Jashar Gjolena, iu nënshtrua testit të alkoolit me dy prova, ku rezultoi “prova e parë: 0.68 mg/l dhe prova e dytë: 0.67 mg/l”. Pas verifikimeve, ai u shoqërua në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme procedurale.

Ndërkohë, policia siguroi që nxënësit të transportoheshin në mënyrë të sigurt me një mjet tjetër të transportit publik.

"Sot, më datë 05.05.2026, në bazë të telefonatës së dhënë nga qytetari në sallën operative Cërrik, Posta Belsh, se shtetasi Sazan Gjolena, me mjetin tip “Benz Sprinter” me targa AA198FR, i cili kryen transportin e pasagjerëve dhe të nxënësve të Gjimnazit “Sami Frashëri”, drejton mjetin nën ndikimin e alkoolit, menjëherë e vlerësuam telefonatën e qytetarit dhe morëm masat e duhura, së bashku me patrullën e Postës Belsh të Komisariatit Cërrik, ku u bë e mundur konstatimi dhe ndalimi i mjetit tip “Benz Sprinter” me targa AA198FR, me drejtues shtetasin Sazan Jashar Gjolena, i datëlindjes 20.07.1972, banues në Gjolene, Bashkia Belsh, me drejtim lëvizjeje Belsh–Gjolene.

Në mjet ndodheshin 13 pasagjerë, nxënës të gjimnazit. Pas verifikimit të dokumentacionit, i kryem testin e alkoolit me dy prova: prova e parë rezultoi në masën 0.68 mg/l dhe prova e dytë rezultoi në masën 0.67 mg/l.

Menjëherë bëmë shoqërimin e drejtuesit të mjetit, i cili rezultoi në gjendje të dehur, për në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Morëm masa për të bërë të mundur transportin e fëmijëve me një mjet tjetër të transportit publik të pasagjerëve", njoftoi policia.

1 Komente

  1. T
    Tony

    Eshte problem edhe ne Britani e Europeqe, te moshuarit perdorin vazhdimisht alkool kur ngasin makinen. Te rinjte kane frike se humbasin licencen e u mbetet familja e uritur, ndersa te vjetrit ia kane hedhur lumit e nuk humbasin gje te madhe, pervec ndonje aksidenti te rende. Mbaj mend ne kohen e qepes qe shoferet e mauneve Greke e mbanin ne dore e pinin konjak Metaxa gjate udhetimit. I pata pare shume here te Pallati Brigadave kur vinin ne Tirane. Rrumpalle ka qene gjitheheret Shqiparia vend baroti.

    Lini një Përgjigje