Një person, rreth 56 vjeç, raportohet se ka humbur jetën si pasojë e të shtënave në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur pranë Urës së Lizës.
Nga raportimet mësohet se të shtënat kanë ndodhur pranë një banese private. Dyshimet e para janë se viktima mund të ketë qëlluar veten, në kushte të rënduara psikologjike.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e ngjarjes.
Paraprakisht, nuk dyshohet për përfshirjen e personave të tjerë, ndërsa hetimet vijojnë për të hedhur dritë mbi shkaqet që çuan në këtë akt të rëndë.
Lini një Përgjigje