Dy persona të shpallur në kërkim për vepra penale në fushën e narkotikëve janë arrestuar në Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Rrjeta”.
Sipas njoftimit të policisë, operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Interpol Tiranën dhe Forcën e Posaçme Operacionale.
Në pranga u vu Klodian Hoxha, 43 vjeç, i cili u kap në zonën e Laprakës. Ai ishte dënuar nga Gjykata e Ankonës në Itali me 8 vjet e 6 muaj burgim për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Interpol Tirana po vijon bashkëpunimin me Interpol Romën për procedurat e ekstradimit të tij drejt Italisë.
Gjithashtu, u arrestua edhe shtetasi F. B., 26 vjeç, i dënuar nga Gjykata e Tiranës me 3 vjet e 4 muaj burgim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
"Të dënuar me rreth 12 vjet burgim, për krime në fushën e narkotikëve, në Itali dhe në Tiranë, vihen në pranga 2 shtetas.
Si rezultat i kërkimeve të bazuara dhe te puna policore operative, të kryera nga strukturat në varësi të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, me synim lokalizimin dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Interpol Tiranën, si dhe Forca e Posaçme Operacionale finalizuan operacionin e koduar “Rrjeta”, gjatë të cilit u vunë në pranga shtetasit:
-Klodian Hoxha, 43 vjeç, i kapur në Laprakë, pasi Gjykata e Ankonës, Itali, e ka dënuar me 8 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Romën, për të finalizuan procedurën për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali;
-F. B., 26 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.", thuhet në njoftimin e policisë.
Lini një Përgjigje