TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Maj 2026, 11:28

Transaksione me vlerë 500 mijë euro, Prokuroria e Shkodrës çon në gjyq 4 persona për pastrim parash; zbardhen emrat

Shkruar nga Pamfleti
Transaksione me vlerë 500 mijë euro, Prokuroria e Shkodrës
Prokuroria e Shkodrës

Prokuroria e Shkodrës ka dërguar në gjyq, katër persona pasi dyshohet se kanë pastruar 500 mijë euro përmes një skeme me kontrata dhe veprime bankare të sajuara. 

Bëhet fjalë për Arsuel Curaj, Alma Guraj, Gëzim Guraj dhe Vladimir Jaca, të cilët sipas hetimeve kanë bashkëpunuar për të fshehur origjinën e parave.

Ata kanë përdorur kontrata të sajuara për shkëmbim pronash, dhurime dhe shitje, si dhe lëvizje bankare pa aktivitet real, me qëllim legalizimin e shumës.

Hetimi për këtë rast ka nisur në vitin 2021 dhe gjatë tij është dokumentuar e gjithë skema e ndjekur nga të dyshuarit. Shuma prej 500 mijë eurosh është sekuestruar.

"Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq katër persona: Arsuel Curaj, Alma Guraj, Gezim Guraj, Vladimir Jaca, për veprën penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’ me pasoja të rënda, parashikuar nga neni 287/3 i Kodit Penal.

Nga hetimet mbi procedimin penal nr.1280, të vitit 2021 u arrit të provohet se këta të katërt , në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer kontrata (shkëmbime pronash, dhurime dhe shitje) dhe veprime bankare fiktive me qëllim pastrimin e produkteve penale në shumën prej 500 000 (pesëqind mijë) euro, shumë që është sekuestruar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Shkodër", njofton prokuroria. 

prokuroria e shkodrës pastrim parash 500 mije euro transaksione

Lini një Përgjigje