TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Maj 2026, 13:46

Zjarri në kompleksin “Kika 1”, arrestohen dy vajzat që kishin marrë shtëpinë me qira

Shkruar nga Pamfleti
Zjarri në kompleksin “Kika 1”, arrestohen dy vajzat që
Zjarri në kompleksin “Kika 1"

Policia e Tiranës ka ndaluar dy 25-vjeçare, pas një zjarri të rënë në banesën që ato kishin marrë me qira vetëm një ditë më parë.

Sipas të dhënave zyrtare, zjarri dyshohet të jetë shkaktuar nga pakujdesia. Si pasojë e tymit të përhapur, një fqinj u asfiksua.

Flakët dëmtuan jo vetëm apartamentin ku qëndronin të rejat, por edhe disa banesa përreth. Autoritetet po vijojnë veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. 

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetaset K. Sh., 25 vjeçe dhe S. Gj., 25 vjeçe, pasi dyshohet se për shkak të pakujdesisë, ka rënë zjarr në banesën e tyre. Si pasojë janë dëmtuar banesa e tyre dhe banesat e fqinjëve. Gjithashtu, është dërguar në spital, shtetasi A. K, për shkak të asfiksisë, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet ne njoftimin e policisë.

 

zjarri në kompleksin “kika 1

Lini një Përgjigje