TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Maj 2026, 11:15

Përfshihet nga flakët apartamenti në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti
Përfshihet nga flakët apartamenti në Tiranë
Apartamenti në flakë

Një apartament, në katin e shtatë të një pallati 9-katësh, është përfshirë nga flakët paraditen e së dielës, fatmirësisht pa shkaktuar dëme në njerëz.

Apartamenti ndodhet në një kompleks në zonën e Komunës së Parisit.

Forcat zjarrfikëse kanë mundur të lokalizojnë flakët dhe më pas t’i shuajnë ato, duke mos lejuar përhapjen e tyre në pjesë të tjera të pallatit. Në momentin e rënies së zjarrit në apartamentin e përfshirë nga flakët nuk ka pasur njerëz.

Ende nuk dihet se çfarë mund ta ketë shkaktuar zjarrin, ndërsa policia ka nisur hetimet.

pallati zjarr tirane

Lini një Përgjigje