Një 50-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit, pasi ishte dënuar me 2 vite e 8 muaj burg nga Gjykata e Fierit për kultivim të lëndëve narkotike.
I arrestuari është Sabri Sakutaj, banues në fshatin Dërmenas, Fier, ndaj të cilit rëndon akuza për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
"Kapet dhe vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim, i dënuar me 2 vite e 8 muaj burgim, për kultivim të bimëve narkotike.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të punës për kapjen e shtetasve në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë kapur dhe vënë në pranga shtetasin: S. S., 50 vjeç, banues në fshatin Dërmenas, Fier.
Ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, me 2 vite e 8 muaj burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284/1 i Kodit Penal.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.", njofton policia.
Lini një Përgjigje