Një shpërthim me tritol ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës në Tiranë.
Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si Porcelani, ku shpërthimi dyshohet të ketë ndodhur në katin e dytë të një pallati.
Hetuesit dyshojnë se lënda plasëse është hedhur në formë kërcënimi. Bëhet fjalë për një dyqan për shërbime interneti, në rrugën Xhanfize Keko.
Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale në apartament, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar. Zhurma e fortë ka shqetësuar banorët e zonës, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë.
Forcat e rendit kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat, si dhe për të përcaktuar llojin e lëndës plasëse të përdorur.
Paraprakisht dyshohet se mund të jetë përdorur tritol, ndërsa grupi hetimor vijon punën për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e motiveve të mundshme.

Lini një Përgjigje