Një 17-vjeçar është arrestuar nga policia pasi dyshohet se vodhi varëse floriri në një argjendari në qendrën tregtare “Toptani” në Tiranë.
Sipas policisë, ngjarja ndodhi në rrugën “Abdi Toptani”, ku i mituri mori bizhuteri me vlerë rreth 12 mijë euro dhe më pas u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Pas denoncimit, shërbimet e Komisariatit Nr. 1, bënë të mundur identifikimin dhe arrestimin në flagrancë të 17-vjeçarit.
Gjatë kontrollit, policia sekuestroi varëset e vjedhura në cilësinë e provës materiale.
"Vodhi varëse floriri me vlerë rreth 12 000 euro në një argjendari në një qendër tregtare, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga një 17-vjeçar.
Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale varëset e vjedhura.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe procedurale, të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Golds”, pas njoftimit për një vjedhje në një argjendari në rrugën “Abdi Toptani”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 organizuan menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Si rezultat i veprimeve të shpejta, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i një shtetasi të mitur, 17 vjeç, banues në Tiranë.
Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, ditën e djeshme, ka vjedhur varëse floriri në një argjendari në një qendër tregtare në rrugën “Abdi Toptani” dhe më pas është larguar me vrap nga vendi i ngjarjes.
Gjatë kontrollit, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale varëset e vjedhura", njofton policia.
Lini një Përgjigje