TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Maj 2026, 12:45

U kap me 32 kg kokainë, heroinë dhe mijëra euro cash, arrestohet 50-vjeçari shqiptar në Itali

Shkruar nga Pamfleti

U kap me 32 kg kokainë, heroinë dhe mijëra euro cash, arrestohet

Një operacion nga policia italiane ka sjellë sekestrimin e 15 kilogramëve kokainë, 17 kilogramë heroinë dhe 300,000 euro cash në Milano.

Sipas mediave italiane oporacioni  filloi me identifikimin e një shqiptari që ishte vëzhguar prej ditësh.

Policia arrestoi 50-vjeçarin shqiptar për komplot për posedim narkotikësh me qëllim shpërndarjen e tyre dhe bashkë me të shoqëruesin 27-vjeçar nga Maroku.

E gjitha filloi në një garazh në Vizzolo Predabissi, pranë Milanos, të cilin oficerët e konsideruan menjëherë si një vend të mundshëm për posedim droge nga 27-vjeçari nën vëzhgim, i cili ishte vërejtur duke bërë udhëtime të shumta me një SUV kompakt.

Gjatë një prej ndalimeve të tyre të shumta, oficerët vunë re 27-vjeçarin të hynte në garazh me makinën e tij, të parkonte për pak kohë dhe më pas të shkonte me makinë në Castiraga Vidardo, në zonën e Lodit, ku u zbulua më vonë se ai jetonte.

Më pas, oficerët ndoqën automjetin. Konkretisht, 27-vjeçari u pa duke bredhur nëpër disa qytete në periferi të Milanos dhe, pasi bëri disa ndalesa (ndërsa fliste shpesh në telefon), u drejtua për në Stezzano (Bergamo). Atje, ai u ndal në një zonë pushimi pranë një kamioni me targa shqiptare.

Pasi doli nga fuoristrada, burri mori dy çanta nga makina dhe ia dha shoferit të mjetit të rëndë, i cili, në këmbim, i dha dy qese plastike. Të dyja u ndaluan menjëherë dhe oficerët zbuluan 270,000 euro në çantat e 27-vjeçarit dhe 10 kilogramë kokainë dhe 17 kilogramë heroinë në ato të 50-vjeçarit.

Kontrolle u kryen edhe në shtëpinë e banorit të Lodit. Atje, oficerët gjetën një çantë shpine që përmbante dy kilogramë e gjysmë kokainë, ndërsa në garazhin e Vizzolo-s, gjetën një sedan me një ndarje të hapur mekanikisht në bagazh.

Brenda, ndarja përmbante edhe tre kilogramë të tjerë drogë dhe afërsisht 30,000 euro në para të gatshme.

Të dy pas arrestimit u mbyllën në qelitë e paraburgimit, në pritje të masës së sigurisë dhe procesit.

u kap me 32 kg kokainë arrestohet 50-vjeçari shqiptar në itali

1 Komente

  1. T
    Tony

    Mire bene me drogen qe ua moren por gjynah qe parate iken kot, se prape per droge do punojne. Tia cojne ndonje spitali o azili do te jete mire.

    Lini një Përgjigje