TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Maj 2026, 09:10

Zbardhen detaje nga operacioni antidrogë në Elbasan, 26 të përfshirë; arrestohen 10 persona

Shkruar nga Pamfleti

Zbardhen detaje nga operacioni antidrogë në Elbasan, 26 të

Zbardhen detaje nga operacioni i gjerë antidrogë i zhvilluar në orët e para të mëngjesit në qarkun e Elbasanit. Me urdhër të SPAK, Policia dhe FNSH ka goditur një grupi kriminal me 26 anëtarë, ndërsa 7 persona janë shpallur në kërkim. Ndërkohë, 1 mitur është nën hetim nga policia.

Sipas të dhënave, Gjykata ka lëshuar 18 urdhërarreste. Nga këta, 10 persona janë arrestuar gjatë aksionit të sotëm, ndërsa 8 të tjerë ishin ndaluar më herët në kuadër të të njëjtit hetim.

Prokuroria ka lëshuar edhe 20 urdhërkontrolle banesash, gjatë të cilave është sekuestruar një sasi e konsiderueshme droge: 8 kg kanabis dhe 100 gr kokainë, si dhe telefona celularë që dyshohet se përdoreshin për aktivitetin kriminal.

Kontrollet janë shtrirë në Elbasan, Prrenjas dhe Librazhd, si edhe në disa bashki të tjera të qarkut, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të aktivitetit kriminal në fushën e narkotikëve.

 

Lini një Përgjigje