
Një 23-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë mbrëmjen e djeshme, pas një sherri me një person në fshatin Picar të Vlorës.
Sipas të dhënave zyrtare, rreth orës 20:40, i riu me inicialet Gj. I. është paraqitur në Spitalin Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore, pasi kishte marrë plagë nga një mjet prerës.
Nga hetimet paraprake dyshohet se ai është goditur nga shtetasi V. H., 42 vjeç, banues në fshatin Lubonjë, pas një konflikti për motive të dobëta.
I plagosuri ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa autori i dyshuar është larguar nga vendngjarja. Policia po vijon punën për kapjen dhe arrestimin e tij, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
"Rreth orës 20:40, në Spitalin Rajonal Vlorë është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi Gj. I., 23 vjeç, banues në fshatin Picar, i dëmtuar me mjet prerës.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se në fshatin Picar, pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin V. H., 42 vjeç, banues në fshatin Lubonjë, ky i fundit e ka goditur me mjet prerës.
I dëmtuari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e autorit.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes", njoftoi policia.
Lini një Përgjigje