Një aksident rrugor është shënuar në aksin Pogradec–Lin, pranë fshatit Udënisht, ku një automjet ka përplasur një këmbësor.
Sipas të dhënave paraprake, i dëmtuari është transportuar menjëherë me ambulancë drejt spitalit të Pogradecit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.
Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë. Në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat e policisë, të cilat po punojnë për të sqaruar rrethanat e aksidentit.
Lini një Përgjigje