TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Maj 2026, 09:48

Akuzohet për 6 vjedhje, pranga “skifterit” 33-vjeçar në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti
Akuzohet për 6 vjedhje, pranga “skifterit” 33-vjeçar
Pamje nga ngjarja

Një 33-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Tiranë, i dyshuar si autor i gjashtë vjedhjeve të motomjeteve të ndodhura gjatë dy muajve të fundit në kryeqytet.

I arrestuari dyshohet se vidhte motomjete, i çmontonte në pjesë dhe më pas i shiste ato. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan pjesë të ndryshme motomjetesh, që dyshohet se i përkasin mjeteve të vjedhura.

Në kuadër të të njëjtit hetim, është proceduar penalisht edhe një 39-vjeçar, i cili dyshohet se ka përvetësuar motomjete dhe pjesë të tyre, duke qenë në dijeni se ishin të vjedhura.

"Gjatë këtij operacioni janë  zbardhur  6 raste të vjedhjes së motomjeteve, të ndodhura gjatë në 2 muajve të fundit.

Në pranga është  vënë 33-vjeçari që vidhte motomjete, i çmontonte në pjesë dhe i shiste ato. Gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën pjesë të motomjeteve të vjedhura.

Gjithashtu është proceduar penalisht një 39-vjeçar, pasi dyshohet se ka përvetësuar nga i arrestuari, motomjet dhe pjesë motomjetesh, të vjedhura.

Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga 33-vjeçari. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

arretsohet 33-vjecari ne tirane

Lini një Përgjigje