TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Maj 2026, 09:15

Kontroll blic në burgun e “Vipa-ve” në Durrës, gjenden iPhone në qeli

Shkruar nga Pamfleti
Kontroll blic në burgun e “Vipa-ve” në Durrës,
Aksion kontrolli në burgun e Durrësit

Një aksion i befasishëm është zhvilluar në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Durrës.

Operacioni është ndërmarrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, pas informacioneve të siguruara nga strukturat operative dhe analizës së riskut, ndërsa kontrollet janë ushtruar në orët e para të mëngjesit, në zbatim të një urdhri të posaçëm dhe me pjesëmarrjen e forcave speciale.

Gjatë kontrollit në ambientet e brendshme dhe të jashtme të institucionit janë sekuestruar tre telefona celularë tip “iPhone”, të ndezur dhe funksionalë.

Kontroll blic në burgun e “Vipa-ve” në Durrës,

Sipas burimeve, një prej tyre është gjetur në posedim të një të paraburgosuri me inicialet B.G., ndërsa dy të tjerë, së bashku me një palë kufje “bluetooth”, janë konstatuar pa autor në ambiente të ndryshme të institucionit.

Kontroll blic në burgun e “Vipa-ve” në Durrës,

Menjëherë pas konstatimit, i paraburgosuri është veçuar, është hartuar raporti i incidentit dhe është mbajtur procesverbali për bllokimin e sendeve të ndaluara. Materialet i janë referuar më tej Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm për vijimin ehetimeve.

Kontroll blic në burgun e “Vipa-ve” në Durrës,

 

kontroll blic në burgun e “vipa-ve” gjenden iphone në qeli

Lini një Përgjigje