TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Prill 2026, 17:29

Pozonin për foto pranë kanabisit me vlerë 1 mln paund, fundosen 3 shqiptarët në Angli (Emrat)

Shkruar nga Pamfleti
Pozonin për foto pranë kanabisit me vlerë 1 mln paund, fundosen
Indrid Hysembelli, Xhoi Kasaj dhe Romeo Toska

Tre shqiptarë që punonin në një shtëpi të madhe kanabisi në Greater Manchester, me vlerë pothuajse 1 milion paund janë dënuar me burg. Madje ata edhe pozonin për foto krah bimëve narkotike.

Indrid Hysembelli, 26 vjeç, Xhoi Kasaj, 30 vjeç, dhe Romeo Toska, 26 vjeç, u arrestuan pasi policia ndërhyri në një njësi industriale ku ata qëndronin. Oficerët i gjetën duke u fshehur në papafingo të godinës.

Pozonin për foto pranë kanabisit me vlerë 1 mln paund, fundosen
Një prej fotove të gjetura nga policia

Gjatë kontrollit, autoritetet sekuestruan 889 bimë kanabisi me vlerë të përllogaritur rreth 986,800 paund. Hetuesit zbuluan edhe fotografi ku tre të arrestuarit shfaqeshin pranë sasisë së drogës.

Gjykata vendosi dënimet për secilin prej tyre në periudha të ndryshme. Hysembelli mori tre vjet e shtatë muaj burg. Toska u dënua me dy vjet e tetë muaj, ndërsa Kasaj me dy vjet e tre muaj.

Ndërtesa ku zhvillohej aktiviteti ishte e fortifikuar dhe policia përdori pajisje të posaçme për të hyrë. Brenda saj, oficerët konstatuan kushte minimale jetese, me krevate marinari, pajisje bazë dhe një sistem kamerash që monitoronte pjesën e jashtme. Ata evidentuan gjithashtu lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Rasti u mbyll me dënimin e tre personave dhe sekuestrimin e strukturës së përdorur për kultivim.

arrestim shqiptaret ne angli

Lini një Përgjigje