TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Prill 2026, 11:33

Kërkohej për trafik droge, Italia ekstradon në Gjermani shqiptarin e shumëkërkuar

Shkruar nga Pamfleti
Kërkohej për trafik droge, Italia ekstradon në Gjermani
Italia ekstradon në Gjermani shqiptarin e shumëkërkuar

Italia ka ekstraduar drejt Gjermanisë 34-vjeçar shqiptar të shumëkërkuar për trafik droge në disa qytete gjermane.

Mediat italiane shkruajnë se karabinierët e Savignano sul Rubicone, në bashkëpunim me Shërbimin për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor të Romës ekstraduan shqiptarin në Berlin.

Ai akuzohet se është përgjegjës për trafik droge, të kryer midis pranverës dhe verës së vitit 2023 në Solingen dhe më gjerë. Në qershor 2025 ishte lëshuar një urdhër-arresti evropian nga autoriteti kompetent gjyqësor gjerman.

Karabinierët e Njësisë Hetimore Forlì-Cesena, në bashkëpunim të ngushtë me kolegët e tyre gjermanë të cilët kishin raportuar praninë e tij të mundshme në provincë, e gjetën atë në një banesë në Savignano sul Rubicone.

Dhjetorin e kaluar, karabinierët e gjurmuan, e arrestuan dhe e çuan në burgun e Forlìt, ku iu vu në dispozicion të autoriteteve gjyqësore kompetente italiane dhe gjermane.

“Pas procedurave të ekstradimit dhe në përputhje me urdhrat e lëshuar nga Gjykata e Apelit të Bolonjës, Karabinierët e Savignanos shoqëruan 34-vjeçarin, i cili gjatë procedurave të ekstradimit ishte i detyruar të nënshkruante çdo ditë në selinë e Karabinierëve në Savignano sul Rubicone, në Pikën Kufitare Ajrore Malpensa të Milanos për t’ua dorëzuar autoriteteve policore gjermane”, informon media italiane.

Ende nuk janë publikuar emri i shqiptarit të arrestuar dhe detajet e dosjes penale.

kërkohej për trafik droge italia ekstradon në gjermani shqiptarin

Lini një Përgjigje