TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Prill 2026, 19:35

Aksident i rëndë në aksin Tepelenë-Krahës, 8 persona të plagosur

Shkruar nga Pamfleti
Aksident i rëndë në aksin Tepelenë-Krahës, 8 persona
Pamje nga aksidenti

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Tepelenë–Krahës, në afërsi të fshatit Iliras.

Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, ndërsa qarkullonin në drejtime të kundërta.

Raportohet se si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të plagosur 8 persona, të cilët kanë qenë në automjetet e përfshira në aksident.

Policia rrugore ka shkuar në vendngjarje dhe po heton lidhur me shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti.

Personat e plagosur janë transportuar në Spitalin e Gjirokastrës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Bëhet me dije se, dy prej tyre ndodhen në gjendje më të rëndë dhe po shqyrtohet dërgimi drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për trajtim më të specializuar.

Aksident i rëndë në aksin Tepelenë-Krahës, 8 persona

Lini një Përgjigje