TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Prill 2026, 14:15

Plagosja në Sarandë, shpallet në kërkim "Monçja"; i proceduar më parë për 8 krime 

Shkruar nga Pamfleti

Plagosja në Sarandë, shpallet në kërkim

Policia e Sarandës ka shpallur në kërkim 37-vjeçarin Edmond Abazi, i njohur si “Monçja”, pas një plagosjeje me thikë të ndodhur dy ditë më parë në zonën e quajtur “Plazhi i ri”.

Sipas të dhënave, Abazi dyshohet se ka goditur me thikë 26-vjeçarin Enkel Dano gjatë një konflikti. I riu ka marrë plagë në pjesën e pasme të trupit dhe, pas ndihmës mjekësore, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Edmond Abazi i njohur me pseudonimin “Monçja”, rezulton person me precedentë penalë për “plagosje e rëndë me dashje”, “armëmbajtje pa leje”, “vjedhje”, “shkatërrim prone”, “drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”, “dhunë në familje”, “goditje për shkak të detyrës”, “largim nga vendi i vuajtjes së dënimit”.

Edhe i plagosuri, Enkel Dano, figuron me precedent penal për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Policia vijon kërkimet për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. 

"U referuan materialet në Prokurori dhe u shpall në kërkim shtetasi E. A., 37 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se ka goditur me thikë shtetasin E. D., 26 vjeç, banues në Sarandë, për motive të dobëta”, njofton policia. 

plagoset me thike nne 26-vjecar ne sarande

Lini një Përgjigje