Një zjarr ka rënë katin e 5-të të një pallati në Tiranë, ndërsa nga raportimet mësohet se një apartament është djegur plotësisht. Pallati ndodhet në rrugën “Jordan Misja”, pranë burgut 313.
Sipas raportimeve, forcat zjarrfikëse kanë arritur të izolojnë flakët, por një nga apartamentet është djegur plotësisht. Fatmirësisht nga flakët ose tymi nuk ka pasur persona të lënduar ose asfiksuar.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa pritet që hetimet të zbardhin rrethanat e plota të ngjarjes
Lini një Përgjigje