
Një 39-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Tiranë, pasi qarkullonte i armatosur me pistoletë në “Rrugën e Dibrës”.
Gjatë kontrollit në mjet, efektivët gjetën një armë zjarri pistoletë, së bashku me krehër dhe fishekë, të cilat mbaheshin pa leje. Policia sekuestroi armën dhe automjetin si prova materiale.
Pas verifikimeve procedurale, 39-vjeçari u arrestua në flagrancë për veprën penale të prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve.
"Tiranë/Finalizohet nga Komisariati Nr. 4, operacioni i koduar “Poseduesi”, kundër armëmbajtjes pa leje.
Qarkullonte me automjet, i armatosur me pistoletë, arrestohet në Rrugën e Dibrës, 39-vjeçari.
Sekuestrohen arma e zjarrit me krehër dhe fishekë, si dhe automjeti.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në kuadër të aksioneve të njëpasnjëshme, të mbështetura te kontrollet dhe puna operative, me fokus evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, finalizuan operacionin e koduar “Poseduesi”.
Gjatë operacionit, në Rrugën e Dibrës, u ndalua automjeti që drejtonte shtetasi R. T. Në automjet u gjet 1 armë zjarri pistoletë me krehër dhe fishekë, që posedohej pa leje, nga ky shtetas.
Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi R. T., 39 vjeç, banues në Tiranë, u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme", njofton policia.
Lini një Përgjigje