Çifti u qëllua me breshëri automatike nga një automjet. Autorët e dyshuar të krimit përdorën dy automjete, një Audi A4 dhe Golf5.
Policia e Lezhës ka gjetur automjetin e dytë të përdorur nga autorët 'Audi A4' , e atentatit të ndodhur të dielën, më 26 prill, në Balldren të Lezhës, ku si pasojë humbën jetën Kreshnik dhe Gentjana Mujeci.
Sipas burimeve, mjeti është lokalizuar në fshatin Torovicë, pas kontrolleve të zhvilluara në zonë. Dyshohet se automjeti nuk është përdorur vetëm për largimin, por edhe për vëzhgimin paraprak të shënjestrës.
Gjatë kontrollit në mjet është gjetur një kartë identiteti dhe patentë drejtimi, që i përket një prej të shpallurve tashmë në kërkim për atentatin.
Automjeti do t’i nënshtrohet ekspertizës.
Çifti u qëllua me breshëri automatike nga një automjet. Autorët e dyshuar të krimit përdorën dy automjete, një Audi A4 dhe Golf5.
Sipas verifikimeve, njëri prej mjeteve i ka prerë rrugën automjetit të viktimës, ndërsa më pas dy prej autorëve kanë hapur zjarr me breshëri. Në vendngjarje janë sekuestruar të paktën 40 gëzhoja.
Pas kryerjes së krimit, autorët janë larguar në drejtim të zonës së Torovicës, e cila ofron disa rrugë daljeje drejt Velipojës, Shkodrës dhe Shëngjinit.
Policia arriti të zbulojë vrasjen brenda 24 orësh, por pa mundur të arrestojë autorët e dyshuar apo të sekuestrojë armët e krimit të në atentat.
Në kërkim janë shpallur Renato Mhillaj 23 vjeç, Adriano Mhillaj 22 vjeç dhe Florin Mhillaj 36 vjeç. Ata janë lidhje e afërt e Genc Mhillajt, i ekzekutuar në vitin 2016, dhe për të cilin fillimisht u dyshua si i përfshirë në vrasje Kreshnik Mujeci. Ky i fundit, bashkë me dy persona të tjerë, u arrestuan në atë kohë për vrasjen e Genc Mhillajt, por më pas Kreshnik Mujeci u shpall i pafajshëm.
"Vijojnë veprimet e thelluara hetimore dhe kontrollet në terren për sigurimin e të gjitha provave që shërbejnë për dokumentimin e plotë ligjor të autorësisë së ngjarjes së ndodhur më datë 26.04.2026, në fshatin Balldren.
Si rezultat i hetimeve, informacioneve të siguruara dhe kontrolleve të imtësishme në terren, të kryera nga shërbimet, në fshatin Torovicë, në një rrugë dytësore, në tokë arë, pranë një kanali, u gjet një automjet tip “Audi A4”, i cili dyshohet se është i përfshirë në dinamikën e ngjarjes dhe se është përdorur nga bashkautorët, të cilët kanë pasur rolin e vëzhguesve të lëvizjeve të viktimave.
Gjatë këqyrjes së tij, brenda automjetit u gjetën dokumentacione që u përkisnin autorëve të shpallur në kërkim.
Me qëllim kryerjen e verifikimeve më të specializuara, automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale dhe do t’i nënshtrohet ekspertizave kriminalistike.
Ndërkohë, në mënyrë intensive dhe të pandërprerë, vijon kontrolli i zonave për lokalizimin dhe kapjen e autorëve të shpallur në kërkim.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme", njofton policia.
Lini një Përgjigje